Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” ka qenë e mbushur me surpriza dhe eliminime të njëpasnjëshme.
Pas largimit të Juelës, radhën për të lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri e kishte Edisa.
Por, mbërritja e saj në studio nuk ishte thjesht një intervistë rutinë pas eliminimit, pasi atë e priste një përballje e drejtpërdrejtë dhe e papritur me moderatorin e formatit.
Sapo u ul në karrigen e të ftuarve, Ledioni i kërkoi llogari për një deklaratë të fortë që ajo kishte bërë gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë.
Edisa kishte aluduar publikisht se mes Brikenës dhe Ledionit ekzistonte një pëlqim, një koment që mesa duket moderatori e kishte ruajtur për t’ia përmendur pikërisht në këtë përballje.
Për të mbyllur çdo thashethem dhe për t’i dhënë fund këtyre aludimeve të krijuara, ai e sqaroi situatën me një fjali të vetme dhe mjaft të prerë.
“Që ta dish ti dhe ndonjë tjetër, unë kam pëlqyer vetëm një bjonde në Big Brother dhe ajo nuk është konkurrente sezonale“, tha Ledioni.