Web Analytics
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
6.8 C
Pristina

Hoxha i njohur me mesazh të fortë pas varrimit të Shpat Kasapit: Mësim për të rinjtë (Foto)

Të dielen në Tetovë iu dha lamtumira e fundit këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta papritur në moshën vetëm 40-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe adhuruesit e muzikës së tij.

Qindra mesazhe ngushëllimi kanë vërshuar në rrjete sociale, por veçanërisht në sy ka rënë reagimi i Hoxhë Zekerija Bajramit, i cili e shfrytëzoi këtë humbje të parakohshme për të dhënë një mesazh të fuqishëm për të rinjtë.

Në postimin e tij, hoxha u lut për shpirtin e artistit, duke shkruar:

“Sot u bë varrimi i të ndjerit Shpat Kasapi, Allahu atë e mëshiroftë, familjes dhe të gjithë dashamirëve ju dhashtë durim dhe për durimin i gradoftë.”

Ai theksoi realitetin e dhimbshëm se vdekja nuk njeh moshë, duke u bërë thirrje të rinjve të reflektojnë:

“Le të jetë vdekja e tij një mësim për të rinjtë tanë, ngase vdekja nuk njeh moshë, por çdo moment jemi potencial për të na vizituar Meleku i vdekjes (Azraili).”

Mesazhin e tij e mbylli me një lutje prekëse, duke shpresuar që të gjithë të largohen nga kjo botë “me faqe të bardhë”.

Humbja e Shpat Kasapit ka tronditur opinionin publik, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për publikun shqiptar.

Nga Rubrika