E martë, 1 Korrik, 2025
23.4 C
Pristina

Humb jetën një këmbësor, u godit nga vetura

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një këmbësor ka humbur jetën ditën e enjten në Gjilan, viktima është goditur nga një veturë në vendkalimin e këmbësorëve.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi”, rreth orës 20:00.

“Rr. Idriz Seferi, Gjilan / 15.08.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika