I akuzuar për kultivim droge bashkë me gruan, kush është aktori që u bë pjesë e Ferma Vip

Aktori i njohur Elvis Pupa është bërë pjesë e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, duke sjellë një hyrje që nuk kaloi pa u vënë re.

I njohur si një nga figurat që ka sjellë për herë të parë në Shqipëri zhanrin e “Stand Up Comedy”, Pupa u prezantua për publikun dhe banorët e tjerë përmes një klipi ku ndau disa detaje personale dhe të përditshme.

Në këtë video prezantuese, ai u shpreh me humor: “Pjata ime e preferuar është pilaf me pak kosë e qepë të njoma”.

Më tej, nga ambientet e një prej serave të fermës, aktori foli edhe për një temë më konkrete, duke prekur çështjen e rritjes së çmimeve.

“Mirë do ishte të mbillnin e disa perime sepse çmimet janë rritur shumë kohët e fundit.

Kam punuar, me bimët dhe kafshët jam marrë vesh, ishalla merrem dhe me njerëzit dhe kompletohem si person edhe unë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, pak para se të hynte në shtëpi ai u shpreh: U mërzita, gjithë këtë serë e keni mbjellë me speca.

Ta kisha këtë në Australi kisha bërë namin. Kur dolën lajmet më shkruanin çunat “ore ça përdor që të ec kaq shumë”, dhe thashë të hyj këtu brenda dhe t’ua tregojë.

Sa do të qëndrojmë këtu ne? 100 ditë, 3 muaj, fiks fare!

Mediat australiane kishin raportuar se Belina Pupa dhe aktori i njohur i humorit Elvis Pupa akuzohen për kultivim lëndësh narkotike.

Referuar mediave në Australi, bëhet me dije se çiftit i ishte zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë prej shumë vitesh.

Nga Rubrika