E hënë, 12 Maj, 2025
11.4 C
Pristina

I dashuri i Beniadës qenka baba i dy fëmijëve, në këtë vend janë takuar

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ashtu si shihet në shkrepjen e siguruar nga paparaci i “Panoramës”, Beniada dhe i dashuri i saj tashmë marrin pjesë së bashku si çift në eventet e Tiranës.

Dyshja e ka bërë daljen e parë publike në premierën e filmit të Eduart Grishajt. Ashtu si shihet, Arbana dhe Eduarti janë shoqëruar në këtë foto nga Beniada dhe partneri i saj, Blerti.

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për publikun, Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”.

Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkesa’ e këtij çifti, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur.

32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë.

Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York.

Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve.

Teksa fillimisht ka qenë i ftuar në panele si ish-futbollist, Blerti duket se është ndeshur me bukuroshen e “Big Brother”.

Dyshja ka nisur një lidhje prej disa muajsh dhe duket se tashmë kjo marrëdhënie është konsoliduar mjaftueshëm, sa për të dalë tashmë edhe publikisht.

PROMO

Nga Rubrika