E mërkurë, 14 Maj, 2025
14.5 C
Pristina

I dënuar për dhunim, arrestohet 21-vjeçari në Podujevë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një person 21-vjeçar është arrestuar si i dënuar për dhunim.

Për këtë ka raportuar Policia e Kosovës, të enjten.

”Sot nga njësite të stacionit policor të Podujevës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës“, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dënuar për veprën dhunim

Sot nga njësite të stacionit policor të Podujevës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.

Ndaj personit të dyshuar:

• E.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (denim me tri vite burgim) për veprën dhunim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të denimit.

PROMO

Nga Rubrika