I fejuari e mbulon me dhurata luksoze Afrona Dikan

Afrona Dika, modelja e njohur, po e përgatit veten për festimin e ditëlindjes së saj më 9 gusht, por surprizat kanë filluar më herët se sa pritej.

Partneri i saj ka vendosur ta befasojë atë me dhurata të veçanta, duke e bërë këtë moment edhe më të paharrueshëm.

Një postim i fundit në Instagram Story ka zbuluar pamjen e një buqete të bukur me lule rozë dhe të bardha, së bashku me paketime luksoze nga marka prestigjioze “Chanel”, ëmbëlsira dhe pije festive.

Ajo ka shoqëruar fotografinë me një mesazh mirënjohjeje për të fejuarin e saj, duke shkruar: “Para ditëlindjes, faleminderit dashuria ime”, duke treguar se sa shumë e vlerëson këtë gjest të tij.

Afrona, e cila ka kaluar pothuajse një vit që nga fejesa e saj, vazhdon të mbajë lidhjen e saj në një nivel privat, pa zbuluar identitetin e partnerit.

Postimet e saj mbi jetën e dashurisë janë të rralla, duke preferuar ta shijojë lumturinë e saj larg syrit të publikut dhe mediave.

Megjithatë, me këto dhurata të veçanta, ajo tregon se është një grua me fat, e rrethuar nga dashuria dhe kujdesi.

Nga Rubrika