I mbylli derën në fytyrë Stenaldos, Marko reagon pas veprimit viral

I ftuar ditën e djeshme në emisionin “Fan Club” ishte i eliminuari i mbrëmjes së djeshme nga shtëpia e “BBV”, Marko Luca.

Marko u pyet nga moderatorja Kiara Tito në lidhje me veprimin e tij kundrejt Stenaldos, teksa i mbylli derën në fytyrë.

Marko u shpreh i keqardhur dhe deklaroi se nuk e kishte bërë aspak me qëllim të keq.

Marko:

U habita që ishte bërë aq e madhe jashtë.

Unë e dua shumë Stenaldon, si person.

Me të kam diskutuar shumë, kemi bërë gallata, e dua shumë si person, jo si lojtar.

Kam pasur diskutime shumë me të rreth jetës, rreth muzikës që na lidh me njëri tjetrin.

Unë nuk isha fare pjesë e debatit të tyre, shkova t’ia mbyllja derën me shaka, kur e pashë që ishte nxirë në fytyrë e lash, dera ndejti hapur.

U habita që kjo gjë ishte keqkuptuar jashtë.

I kërkoj shumë ndjesë publikut.

Nga Rubrika