Web Analytics
E hënë, 23 Shkurt, 2026
4.6 C
Pristina

“I postove sikur ke femër tjetër”, Alba shpërthen keq ndaj Limit për trëndafilat e Shën Valentinit

Një postim i fundit në rrjetet sociale ka nxitur reagime dhe dyshime për një krisje mes Albes dhe Limit.

E gjitha nisi pasi Limi publikoi në Instastory disa trëndafila, duke lënë të kuptohet se ishin dhuratë për dikë, shkruan Indeksonline.

Reagimi i Albës nuk vonoi. Ajo publikoi një mesazh të fortë, që shumë ndjekës e interpretuan si një “thumb” të drejtpërdrejtë ndaj tij.

“Ai shi s’ka për të të lulëzu asnjëherë!” shkruante ajo, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Fjalët e Albës ishin të qarta dhe të drejtpërdrejta.

Ajo e akuzoi Limit për veprime që lënë të kuptohet se trëndafilat ishin për një person tjetër, duke e lidhur këtë me një dhuratë të vjetër të Shën Valentinit.

“Përderisa edhe lulet që m’i bëre dhuratë për Shën Valentin shkove i postove sikur ke femër tjetër me foto të vjetër!” ishin fjalët e saj që shprehën zhgënjimin e thellë.

Reagimi i saj është interpretuar si shenjë zhgënjimi dhe pakënaqësie. Deri tani, Limi nuk ka bërë një reagim publik lidhur me deklaratën e Albës, duke lënë hapësirë për spekulime.

Çfarë do të ndodhë tani? Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të marrë një tjetër kthesë në ditët në vijim, duke e bërë këtë një rast të ndjekur me vëmendje nga fansat e çiftit.

Nga Rubrika