E shtunë, 12 Tetor, 2024
13 C
Pristina

I’a pezulluan patentën, me këmbët përpjetë, Hati ironizon sërish policinë

Hatixhe Brika, TikTok-erja e njohur shqiptare e cila shpesh ngjall debat dhe bën bujë në rrjetet sociale, ka reaguar sërish pas heqjes së patentës së saj nga policia.

Ky veprim duket se nuk është pritur mirë nga influencerja, e cila ka vendosur të ironizojë hapur autoritetet përmes një videoje të re.

Patenta e Hatixhes u pezullua për muaj, dhe ajo u gjobit me 20,000 lekë pasi në disa video të publikuara në rrjetet sociale, u pa duke shkelur rregullat e qarkullimit, përkatësisht duke vozitur përtej normave të lejuara të shpejtësisë. Kjo gjë e bëri të përballet me ligjin dhe i solli sanksione të ashpra.

Megjithatë, Hatixhe Brika nuk duket se është e shqetësuar nga ndëshkimi. Vetëm pak kohë pas këtij incidenti, ajo postoi një video të re në TikTok, ku tregon se është ende në udhëtime, por këtë herë jo si drejtuesja e mjetit.

Në video, bashkëshorti i saj, Jashar Stojku, është ai që vozit, ndërsa Hatixhe shfaqet e qetë dhe e relaksuar si pasagjere. Me një ton të hapur ironik, ajo i drejtohet ndjekësve duke thënë se edhe pa patentë, ajo vazhdon të “udhëtojë për shtatë palë qejfe,” duke nënkuptuar se pezullimi i patentës nuk i ka kufizuar në asnjë mënyrë lëvizjet e saj.

Shiko videon:

@__hatiii

Merrini lajmet e sakta heres tjeter😘 #fyp #foryoupage #viral #funny #funnymoments #justforfun #dramatiktok #albaniangirl #🇦🇱🇽🇰

♬ original sound – ✨h a t i✨

Nga Rubrika