Deklaratat e Zlatan Ibrahimović, i njohur për qasjen e tij të drejtpërdrejtë, kanë shkaktuar një valë reagimesh pas ndeshjes mes Portugalisë dhe Kroacisë në Kupën e Botës. Si komentator për “Fox Sports”, ai analizoi me kritika të forta vendimet e arbitrave, duke e quajtur anulimin e golit të Gvardiol një vjedhje të pastër.
Ibrahimović shprehu mendimin e tij për situatën e diskutueshme që ndodhi në minutën e 90-të, kur VAR-i anuloi golin e barazimit. Ai tha: “Nuk shoh asgjë të parregullt te goli i 2-2. Vendimi për anulimin ishte i paqartë dhe për mua ishte një vjedhje. Sensori në top nuk funksionoi, ose diçka shkoi keq.”
Ai theksoi se për të anuluar një gol në momente kaq vendimtare, vendimi duhet të jetë absolutisht i qartë. “Ky nuk ishte arbitrim. Ishte një vjedhje e mirëfilltë. Mendoj se donin që Portugalia dhe Ronaldo të kalonin në 1/8 e finales për t’u përballur me Spanjën,” shtoi ai.
Përveç kritikave ndaj VAR-it, Ibrahimović nuk e kurseu as Cristiano Ronaldon. Ai shprehu dyshime të mëdha për aftësitë e Ronaldos në vitin 2026, duke e quajtur të pamundur që një lojtar 41-vjeçar të udhëheqë sulmin e një skuadre me ambicie.
“Nuk mund të mendosh të fitosh diçka me një Cristiano Ronaldo 41-vjeçar. Sidomos kur ke në stol Ramos, i cili hyri në fushë dhe shënoi. Kjo nuk është ‘udhëheqje legjendare’, është egoja që e mban peng skuadrën,” tha ai me tone të ashpra.
Ibrahimović vazhdoi të theksojë se aktivizimi i Ronaldos si titullar është një gabim i madh, i motivuar nga nostalgjia dhe jo nga realiteti i fushës. “Të vazhdosh ta aktivizosh titullar është çmenduri e pastër,” përfundoi ai.
Me këto komente, Ibrahimović ka hapur një debat të ri mbi rolin e legjendave në futboll dhe se si vendimet e tilla mund të ndikojnë në performancën e skuadrave në kompetita të rëndësishme si Kupa e Botës.
[[M1]]
[[M2]]