Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi, ka ndarë përvojat e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke zbuluar se si fama e ka ndikuar jetën e saj personale.
Gjatë një interviste me Stenaldo Mëhillin, Ina shprehu shqetësimin e saj për përndjekjen e vazhdueshme që ndjen, e cila shpesh shoqërohet me etiketimin ‘Ina e Big Brother’. Ajo theksoi se kjo shprehje e bezdis dhe e ndihmon të ndjehet më pak si vetvetja.
Kur u pyet për ngacmimet që ka marrë nga djemtë, Ina zbuloi se ka pasur mesazhe edhe nga personazhe të njohur, por nuk zbuloi emra konkretë. Ajo e theksoi se dëshiron që lidhjet e saj të ardhshme të ndodhin larg syve të kamerave.
Pjesë nga intervista:
Ina: “Nuk e dua më këtë përndjekjen, më bezdis shumë. Kur shkoj diku, njerëzit kthejnë kokat dhe thonë ‘Ina e Big Brother’. Unë jam Ina, jo vetëm një emër nga një program.”
Stenaldo: “Ti identifikohesh me programin, sepse njerëzit nuk të njohin më përpara.”
Ina: “E di, por ndonjëherë kjo situatë bëhet e bezdisshme. Një vajzë që merr pjesë në një reality show, bëhet personazh publik, dhe pastaj është vetëm ‘Ina e Big Brother’. Nuk kam bërë ndonjë heroizëm të madh, thjesht tregova veten time. Shpresoj të kem bërë më të mirën time dhe kaq. Dua që njerëzit të më njohin si Ina, atë që unë jam në të vërtetë.”
Stenaldo: “Ka patur ngacmime, mesazhe nga meshkujt?”
Ina: “Sa të duash, personazhe. Prandaj them se nuk më pëlqejnë, pasi nisen nga fakti se më kanë parë diku. Edhe kur të dashurohem, do të doja që kjo të ndodhte larg kamerave.”