Indri i Ferma Vip merr vëmendje me deklaratën publike për Arbana Osmanin

Indri Shiroka ka tërhequr vëmendje me një mesazh publik kushtuar Arbana Osmanit, pas përfundimit të sezonit të tretë të “Ferma VIP”.

Përmes një postimi në InstaStory, ai publikoi një foto me moderatoren dhe nuk kurseu vlerësimet për rolin e saj në drejtimin e spektaklit.

Shiroka e cilësoi Osmanin si faktor kyç në suksesin e formatit, duke theksuar kontributin e saj në një moment kur, sipas tij, nuk kishte nevojë të provonte më asgjë në karrierë.

“Dëshmoibedhe një herë pse është më e mira në profesionin e saj. Në një pikë të karrierës ku s’kishte dhe aq nevojë”, shkroi ai.

Në vijim, ish-fermeri vlerësoi edhe ndikimin e moderatores në ecurinë e formatit, duke u shprehur se “Ferma VIP” nuk do të arrinte aty ku është sot pa drejtimin e saj.

“@fermavip.al nuk do kishte mbrrit kurr aty ku është sot pa drejtimin e saj. That’s a FACT.”

Mesazhin e mbylli me një falënderim personal për Osmanin, duke shkruar: “So thank you Bana from një fermer i thjesht.”

Postimi është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë parë si një vlerësim të drejtpërdrejtë për punën e Arbana Osmanit në krye të formatit televiziv.

Nga Rubrika