Web Analytics

Inicialet “SRB” vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Botuar nga: InfoKosova

Të premten në ambasadën e Kosovës në Zagreb, persona të panjohur kanë vendosur një stiker me inicialet SRB dhe flamurin serb mbi stemën e flamurit të Kosovës.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Ajo tha se incidenti i të premtes në Zagreb është i papranueshëm dhe nxit pakënaqësi të madhe.

Madje theksoi se pret dhe shpreson që të gjithë qytetarët, përfshirë pakicëm serbe në Republikën e Kroacisë, të distancohen nga ky incident.

“Incidenti i sotëm në Zagreb është i papranueshëm dhe nxit pakënaqësi të madhe. Pres dhe shpresoj që të gjithë qytetarët, përfshirë pjesëtarët e pakicës serbe në Republikën e Kroacisë, do të distancohen nga ky incident. Është e qartë se ky incident synon të krijojë trazira në të gjithë rajonin, duke nxitur provokime dhe duke përhapur panik pas ngjarjeve të fundit”, ka shkruar në llogarinë e saj deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj. /Telegrafi/

Të FUNDIT