Ish-banori i Big Brother VIP, Elvis Myrta, ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, babain e tij Qemali.
Njoftimi i pikëllueshëm ka ardhur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai ndau ndjenjat e tij të thella për këtë humbje të rëndë, pas një periudhe të gjatë sëmundjeje që e kishte preku atë babanë e tij.
“Me hidhërim të thellë ju njoftoj se babai im i dashur Qemali, u nda nga jeta! Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të bëhet më datë 24 shkurt, ora 15:00”, ka shkruar Elvis Myrta, duke shprehur dhimbjen e tij të madhe dhe zbrazëtinë që ka lënë pas.
Kujtojmë se vitin e kaluar, babai i tij Qemali bëri një surprizë fantastike për Elvisin kur hyri në shtëpinë e Big Brother. Ai ka qenë një suport i madh për të gjatë gjithë rrugëtimit të tij në spektakël, duke i dhënë forcë dhe inkurajim në momentet e vështira.