E mërkurë, 23 Prill, 2025
9.9 C
Pristina

Ish banorja e ‘Big Brother Vip Albania’ në krizë martesore?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Për ish-missin Françeska Murati po aludohet se po kalon një krizë në marrëdhënien e saj me bashkëshortin.

Me anë të një “Ask me questions” modelja përveç se ka bërë me dije se po kërkon të blejë një shtëpi në Tiranë, po ashtu ka shtuar se nuk po kalon një periudhë të mirë në jetën personale teksa shprehet: “Jam e ngarkuar.”

“Po kaloj një periudhë të vështirë. Nuk është diçka që unë e kam diskutuar haptazi. E dinë vetëm njerëzit e mi të afërt dhe ata që dua. Më kanë ndenjur afër dhe më kanë dhënë shumë dashuri. Jam shumë e ngarkuar.

Po mundohem ta kaloj, përballoj. Jeta paska qenë shumë e vështirë. Çdo gjë ndodh për një arsye. Në një moment të dytë do flas hapur t’iu tregoj gjithçka që po ndodh në jetën time,” tha ajo.

PROMO

Nga Rubrika