Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka bërë një postim intrigues në rrjetet sociale që ka ngjallur shumë spekulime.
Postimi i saj përmban një foto simbolike që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një aludim për rikthimin e saj në ekran, ndoshta në një rol të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm të Big Brother-it.
Gjatë një emisioni radiofonik në Albania Radio, moderatorët dhe ish-banorja Livia Brunga diskutuan për këtë foto, duke sugjeruar se mund të ketë diçka më shumë se sa një thjeshtë postim.
“A mund të jetë Sara opinionistja e re e Big Brother VIP, ose ndoshta vetë moderatorja?”- pyeti Livia, duke shtuar më shumë kuriozitet rreth situatës.
Reagimi i Sarës, e cila e ripostoi këtë moment në Instastory-n e saj me një mesazh intriguese, ka shtuar edhe më shumë dyshimet se ajo mund të jetë në negociata për një rol të ri.
“Më pëlqeni goca më pëlqeni”, shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se ndoshta ka diçka në plan që do të zbulohet së shpejti.
Ky postim ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale, me ndjekësit që spekulojnë mbi mundësinë e rikthimit të saj në formatin më të ndjekur televiziv në Shqipëri.
Me këtë situatë, fansat e Sarës janë të emocionuar dhe presin me padurim të dinë më shumë rreth rolit të saj të mundshëm në Big Brother VIP, duke e bërë këtë një nga temat më të diskutuara të momentit.


Ky reagim nuk e mohoi aspak aludimin, përkundrazi — shtoi dyshimet se mund të ketë diçka të vërtetë pas këtyre fjalëve.
