Banorja e Big Brother Vip Albania Ledojna Xheladinaj po merrë mjaft vëmendje në këtë spektakët.
Ajo ka treguar vuajtjet që ka kaluar për ta rritur vajzën e saj pasi ajo është e ndarë nga bashkëshorti.
Madje ajo ka thënë se e ka lënë në shtëpi pa ngrënë pasi i duhej që të punoj tre punë për të rritur vajzën.
Në fakt, këto pretendime bien ndesh me komentin e lënë nga Jorgen Xoxi që është ish-bashkëshorti i Lediona Xheladinajt dhe babai i vajzës së saj.
Ky i fundit duket i revoltuar që Lediona i mohon sakrificat si baba, dhe jo vetëm që i përgënjeshtron deklaratat e saj, por edhe e sulmon atë duke thënë se po e përdor vajzën për t’u viktimizuar.
“Mendimi i drejtë nga ana juaj se ajo zonja e vërtetë e ka kujdestari fëmijën por mos të viktimizohet se e di shumë mirë ajo kush e ka rritur, mbajtur, kush e ka veshur, kush e ka dërguar në shkollë etj, etj,.
Ajo do famë por mos të përdorin gënjeshtrat e të përdorin fëmijën sepse e njohin të gjithë personalitetin e secilit“, shkruan ish-bashkëshorti i Ledionës në komentin e tij në Facebook.