Sezen Cicfioglu, bukuroshja turke e cila dikur ishte në një lidhje me këngëtarin e njohur kosovar Butrint Imeri, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe të reja, ku ka vënë në pah linjat e saj trupore mjaft të tonifikuara. Me veshje sportive dhe poza të guximshme, Sezen ka marrë me dhjetëra komente dhe pëlqime nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për fizikun e saj “perfekt”.
Ajo duket se e ka kthyer angazhimin në fitnes në një mënyrë jetese, pasi shpeshherë ndan momente nga stërvitjet në palestra dhe rutina e saj e kujdesit për trupin.
Pavarësisht se lidhja me Butrint Imerin ka përfunduar prej kohësh, interesimi për Sezen nuk është zbehur – madje duket se ajo po fiton edhe më shumë popullaritet falë paraqitjeve të saj të kuruara dhe stilit joshës.
Me sa duket, Sezen preferon të mos flasë, por të “përgjigjet” me poza.