“Ish-i që më do akoma”/ Pas ndarjes së tyre, Ina thumbon Keijsin

Marrëdhënia mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP”, Ina Aderi dhe Kejsi Hyseni, duket se është më e komplikuar se sa mendohej fillimisht.

Një postim i fundit nga Ina ka ngjallur shumë diskutime dhe spekulime në mediat rozë, duke hedhur hije dyshimi mbi ndarjen e tyre.

Romanca e tyre filloi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një fillim që u shoqërua me shumë zhurmë dhe debate, sidomos për shkak të lidhjes së Kejsit me Stelinën, e cila nuk ishte mbyllur plotësisht në atë kohë.

Megjithatë, dashuria e tyre, e cila lulëzoi nën vëzhgimin e kamerave, nuk arriti të mbijetonte për shumë gjatë në jetën reale pas përfundimit të formatit televiziv.

Pas përfundimit të spektaklit, ata njoftuan ndarjen, duke theksuar se vendimi ishte marrë në mënyrë miqësore dhe pa tensione, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte në rregull mes tyre.

Por, siç ndodh shpesh në botën e showbiz-it, detajet e vërteta shpesh dalin në pah përmes postimeve në rrjetet sociale. Ditën e djeshme, Ina ndau një video të shkurtër në TikTok, ku shfaqet në një moment relaksues duke udhëtuar me makinë.

Shkrimi mbi videon e saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke u interpretuar si një thumb i drejtpërdrejtë për Kejsin. Ajo shkruan: “My biggest fear is dating someone whose still loves their ex like my ex still loves me”, që në shqip do të thotë: “Frika ime më e madhe është të lidhem me dikë që do ende ish-in, ashtu siç ish-i im më do mua.”

Kjo deklaratë e papritur nga Ina jo vetëm që hedh poshtë idenë e një kapitulli të mbyllur, por gjithashtu sugjeron se Kejsi mund të ketë ende ndjenja të forta për të, duke e bërë situatën edhe më intriguese.

Nga Rubrika