Web Analytics
E hënë, 17 Nëntor, 2025
16.3 C
Pristina

“Isha e dehur kur aplikova për Big Brother”, Habit ish banorja: Nuk mbaja mend ç’kisha bërë…

Fjorentina Halili ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, ku ka treguar se si ka marrë vendimin që të aplikonte për në “Big Brother”.

Ish-banorja zbuloi se ka qenë e dehur në momentin që ka bërë aplikimin dhe kur e kanë marrë të nesërmen në telefon, ajo nuk mbante mend se çfarë kishte bërë.

Pjesë nga intervista:

Erjona Rusi: Ti ke qenë shumë sociale dhe këto prapësitë i vazhdove edhe në shkollë, lije ndonjë orë mësimi, ku shkoje? Nëpër disko?

Fjorentina Halili: Jo, nëpër kafe. U ulja me shoqet në kafe sa të mbaronte ajo ora që kisha problematike, që nuk kisha mësuar dhe pastaj futesha.

Erjona Rusi: Muhabet, thashetheme?

Fjorentina Halili: S’më doli gjumi, jo autobusi

Erjona Rusi: E dëshiroje kur ishe e vogël botën e televizionit?

Fjorentina Halili: Kur kam qenë 15 vjeçe kam marrë pjesë te “Shtojzovallet” dhe ka qenë krejt e rastësishme.

Kam qenë duke e parë në televizion atë reklamën dhe i them mamit ‘pse mos të më dërgosh?. E kisha dëshirën, por jo të shkoja deri diku…

Erjona Rusi: Ti provon veten tek audicionet e “Big Brother” që aq e kishe qejf aq e kishe dhe frikë, sepse ke ardhur 3 herë dhe ke ikur 3 herë. Pse kishe frikë?

Fjorentina Halili: Ajo që kisha bërë kur isha 15 vjeçe, ngeli aty.

Por kur u ktheva nga jashtë, ka qenë e çuditshme faktikisht.

Festova 2017, më 2 janar kam dalë me shoqet e mia, kemi pirë verë dhe kur u ktheva në shtëpi kam qenë pak e turbullt, si e dehur.

Hapa telefonin, hyra në ‘Facebook’ se në atë kohë ka qenë i famshëm, dhe ashtu turbullt, herë shikoja dhe herë nuk shikoja, lexoj për aplikimet e Big Brother.

Nuk e di ça kam shtypur, kam shkruar vetëm emër, mbiemër dhe moshën.

Nesër kur jam zgjuar nuk mbaja mend asgjë, nuk e dija ça kisha bërë.

Kam qenë në kafe me një shoqen time kur më morën në telefon ‘me Fjorentinën po flasim.

Ju marrim nga zyrat e Top Channel, nga Big Brother, ju keni bërë aplikimin’.

Unë qesh.

Erjona Rusi: Paska qenë e shkruar

Nga Rubrika