Ishte kundër Adionit, por sot gjithçka ka ndryshuar, Fabjola tregon të vërtetën

Historia e dashurisë mes Fabjola Elezaj dhe Adion Puka vazhdon të jetë një nga më të komentuarat në botën e showbiz-it shqiptar.

Çifti, i cili u njoh dhe krijoi lidhjen e tij gjatë aventurës në Ferma VIP 3, u përball me shumë komente dhe diskutime që në hapat e parë të raportit të tyre. Një nga çështjet që mori vëmendje të madhe ishte edhe qëndrimi i vëllait të Fabjolës, i cili fillimisht nuk e kishte parë me sy të mirë këtë lidhje.

Megjithatë, duket se koha ka ndryshuar gjithçka.

E ftuar në emisionin “Në kurthin e Pitër Pan”, Fabjola foli hapur për marrëdhënien aktuale mes vëllait të saj dhe Adionit, duke treguar se raporti mes tyre tashmë është më i mirë se kurrë.

Sipas saj, rezervat e fillimit nuk kishin të bënin me Adionin si person, por me frikën se lidhja e tyre mund të ishte pjesë e lojës brenda formatit.

“Vëllai e donte shumë edhe Adionin edhe mua. Thjesht ka pasur frikën se ne thjesht luajmë me njëri-tjetrin. Nuk kemi arritur t’ia tregojmë njerëzve që ne duhemi aq shumë dhe tani që dolëm jashtë gjithë e kanë kuptuar edhe vëllai, kanë një raport fantastik”, u shpreh ajo.

Fabjola shtoi se vëllai i saj ka treguar shumë mirëkuptim ndaj raportit të tyre dhe se situata tashmë është krejtësisht ndryshe nga ajo që u përfol në fillim.

“Ai shumë i mirë u tregua se kam pasur ca komente gjasmë me presion, aman”, tha ajo me humor.

Nga sa ka treguar vetë çifti, lidhja e tyre po vazhdon me ritme pozitive edhe jashtë kamerave, duke dëshmuar se ndjenjat e krijuara në Ferma VIP nuk kanë mbetur vetëm brenda formatit.

Nga Rubrika