Ja çka thoshte dikur Diona Fona për “ndarjen” nga Adioni

Këngëtarja e njohur Diona Fona ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj personale gjatë një interviste të fundit në emisionin Se Luan Topi.

Artistja zbuloi se lidhja e saj e dashurisë ka marrë fund, duke theksuar se arsyeja kryesore ishte vështirësia e partnerit për ta përballuar jetën dhe angazhimet e saj si artiste.

Sipas Dionës, karriera dhe vëmendja që ajo merr nga publiku nuk ishin të lehta për t’u menaxhuar nga ana e tij, gjë që çoi në ndarje, shkruan InfoKosova.

Ajo tregoi se në një moment kishte menduar seriozisht të hiqte dorë nga muzika për hir të dashurisë, por në fund vendosi të mos e bënte një sakrificë të tillë.

“E mendova, por nuk e bëra”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se pasioni për muzikën ishte më i fortë.

Sot, Diona shprehet e lumtur për vendimin që mori.

Ajo theksoi se ka zgjedhur veten dhe ëndrrat e saj, duke vazhduar të ndërtojë karrierën në muzikë pa kompromise.

Ky rrëfim i saj është pritur me interes nga fansat, të cilët e kanë mbështetur për guximin dhe sinqeritetin që tregoi në këtë intervistë.

Ditën e djeshme, në rrjetet sociale nisi të qarkullojë me shpejtësi lajmi se personi në fjalë mund të jetë Adioni, fermeri i cili aktualisht është pjesë e spektaklit Ferma VIP.

Këto aludime kanë nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, duke krijuar debat dhe kureshtje të madhe rreth identitetit të ish-partnerit të këngëtares.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë pretendim.

Nga ana tjetër, mbetet të shihet nëse vetë Diona Fona do të reagojë për të sqaruar situatën dhe për t’i dhënë fund spekulimeve që po qarkullojnë në publik./ InfoKosova/

Shiko videon nga minuta 22:36

Nga Rubrika