Jennifer Lopez tregon rrugën e duhur se si mund ta bëni për vete

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez, nuk mjaftohet me pak kur bëhet fjalë për jetën e saj sentimentale.

Për të gjithë ata që synojnë t’i tërheqin vëmendjen përmes mesazheve private në rrjetet sociale, mesazhi i saj është i prerë: mos e merrni mundimin.

E ftuar në emisionin “Watch What Happens Live”, ylli botëror u pyet nga moderatori Andy Cohen nëse një mashkull mund të tentonte ta bënte për vete duke i dërguar një mesazh në Instagram.

Përgjigjja e J.Lo-së erdhi e menjëhershme dhe e padiskutueshme – një “jo” e prerë.

Reagimi i saj flet vetë. Ajo u shfaq plotësisht e paimpresionuar nga kjo formë komunikimi, duke shtuar se nëse dikush dëshiron vërtet të kontaktojë me të, do të gjejë një rrugë më serioze dhe më dinjitoze.

Moderatori Cohen u përpoq ta bënte situatën më intriguese, duke sugjeruar si dërgues hipotetik ndonjë futbollist të njohur spanjoll, por Lopez nuk u luhat nga qëndrimi i saj për asnjë çast.

Ky sqarim vjen pak kohë pasi ajo hodhi poshtë zërat për një romancë të mundshme me bashkëprotagonistin e saj në filmin “Office Romance”, Brett Goldstein, pas divorcit nga bashkëshorti i saj i katërt, Ben Affleck.

Për t’iu afruar njërës prej grave më të kërkuara të Hollywood-it, mesazhet e thjeshta, ftesat sipërfaqësore apo komunikimet e vona të natës nuk mjaftojnë.

Jennifer Lopez e bëri të qartë se kushdo që dëshiron vëmendjen e saj, duhet të tregojë një tjetër nivel përkushtimi dhe vlerësimi./Prive By Liberta Spahiu

@bravowwhl How will Jennifer Lopez find her next man? #WWHL ♬ original sound – BravoWWHL

Nga Rubrika