Web Analytics

Jo po s’flasin, jo janë zënë! Kjo video tregon sesi është marrëdhnia mes Einxhel dhe Sarës

Botuar nga: InfoKosova

Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha mund të quhen praktikisht ‘kunata’, pasi të dashurit e tyre janë miq të ngushtë prej shumë vitesh.

Dy çiftet u njohën dhe u lidhën brenda ‘Big Brother VIP Albania’, e që nga ajo, duhet thënë se dy vajzat nuk është se janë rastisur shumë bashkë, duke nxitur aludimet se nuk kanë raporte të mira së bashku.

Mirëpo, mbrëmjen e kaluar, Sarah u bë babysitter i djalit të vogël të Einxhel.

‘Unë me të vërtetë nuk e takoj shumë shpesh Sarën, por ama kur e takoj…’-thotë Einxhel e cila filmon Sarën teksa mban karrocën e bebit, duke hedhur poshtë fjalët se së bashku nuk flasin.

Kujtojmë se pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother’, Sarah u angazhua në televizion, ndërsa Einxhel e mori pushim, duke qenë se u bë nënë.

Presim që edhe kjo e fundit të rikthehet në ekran me projekte të reja.

Të FUNDIT