Jo s’janë ndarë! Veprimi i fundit i Danjës konfirmon çdo gjë në raport me Redin

Gjatë orëve të fundit, një lajm pushtoi rrjetet sociale duke ngritur dyshime të forta se një tjetër çift i njohur i showbiz-it shqiptar po përballej me një krizë.

Bëhet fjalë për Danja Kokën dhe partnerin e saj, Redin, të cilët u kthyen papritur në kryefjalën e mediave rozë dhe portaleve.

Shkaku i këtyre thashethemeve ishte një lëvizje e pazakontë në rrjetet sociale.

Fansat gjithmonë të vëmendshëm vunë re se dyshja kishte hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Në botën e sotme digjitale, një “unfollow” konsiderohet shpesh si sinjali i parë i një krisjeje të mundshme në çift, çka i bëri të gjithë të mendonin se lidhjes i kishte ardhur fundi.

Megjithatë, duket se gjithçka ka qenë thjesht një “zhurmë për asgjë”! Ashtu siç nisi me shpejtësi, ashtu edhe u shua ky thashethem.

Dhe sigurisht që syrit të ‘Prive By Liberta Spahiu’ nuk kishte se si t’i ikte!

Vetëm pak orë pas qarkullimit të lajmeve, dyshja ka hedhur poshtë çdo aludim duke e rikthyer sërish njëri-tjetrin në listën e të ndjekurve në Instagram, fakt që vërtetohet edhe nga kërkimet e fundit në profilet e tyre.

Ky veprim i fundit tregon qartë se situata ka qenë thjesht një mosmarrëveshje e çastit, diçka krejt normale dhe kalimtare në çdo marrëdhënie.

Ndjekësit dhe dashamirësit e çiftit mund të qetësohen, pasi Danja dhe Redini vazhdojnë të jenë të lumtur krah njëri-tjetrit! /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika