Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka hapur zemrën dhe ka folur gjatë për një nga lidhjet e saj më të komentuara në publik, atë me aktorin Romeo Veshaj.
Në një intervistë të sinqertë për Arbana Osmanin, ajo ka ndarë detaje të pathëna që nga njohja e tyre e parë, diferenca në moshë, arsyet e ndarjes, dhe deri te mirënjohja e thellë që ruan për të sot.
Jonida zbuloi se njohja e tyre nisi pas disa përballjeve rasti si figura publike në evente dhe lokale.
“Jemi njohur rastësisht… një herë ishim si figura televizive, jemi përshëndetur nja dy herë,” tregoi ajo.
Shkëndija e parë nisi nga një mesazh që Romeo i dërgoi në Instagram, duke e bërë atë të ndjehej e veçantë.
Një detaj mjaft interesant i fillimit të lidhjes ishte fakti që Romeo i kishte fshehur moshën e vërtetë, duke e bërë atë të besonte se diferenca e tyre nuk ishte aq e madhe.
“Këtu u shënjestruam shumë… të them të drejtën më ka gënjyer në fillim për moshën,” rrëfeu Jonida, duke zbuluar se kishte 12 vjet diferencë.
Ajo pranoi se kjo ishte diçka e re për të: “Nuk kisha menduar kurrë dhe s’kisha patur kurrë një qasje për djem më të rinj në jetën time… Pati një revolucion shumë të madh, njerëzit kishin kuriozitet po në të njëjtën kohë gjykonin.”.
Pavarësisht ndjenjave, lidhja përfundoi pasi Jonida ndjente se po e ngarkonte të riun me një përgjegjësi më të madhe se ç’duhej në atë fazë të jetës së tij.
“Nuk doja të mbaja një barrë… Ai kishte nevojë për eksperiencat e tij personale,” shpjegoi ajo, duke theksuar rëndësinë e lirisë në marrëdhënie.
Ajo theksoi se ishin të dy në faza të ndryshme: “Qeniet në qendër të vëmendjes, të rritur artistikisht, një djalë që po evoluon… nuk gjeja forcë… kisha fokus Danin”.
Kjo situatë e bëri Jonidën të reflektojë mbi nevojat e tyre individuale.
Pavarësisht ndarjes, Jonida flet me shumë superlativa për Romeon.
“Ka qenë një periudhë shumë e bukur e jetës time… e kujtoj me dashamirësi sepse i kemi ruajtur raportet dhe kjo është e rëndësishme,” u shpreh ajo, duke theksuar se urojnë njëri-tjetrin për çdo gëzim e ditëlindje familjare.
