Web Analytics
E premte, 5 Dhjetor, 2025
9.8 C
Pristina

Joz Marku merr këtë rol të rëndësishëm në “Big Brother VIP Albania 5”?

Në rrjetet sociale po qarkullon një lajm që ka ngjallur shumë reagime dhe kureshtje tek publiku: këngëtari Joz Marku mund të jetë një nga opinionistët zyrtarë të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, që nis më 20 dhjetor.

Edhe pse Jozi nuk ka eksperiencë direkte në rolin e opinionistit, ai e njeh në detaje dinamikën e formatit, falë pjesëmarrjes së tij në BBV 4, ku u bë një ndër personazhet më të komentuar të atij sezoni.

Së bashku me fituesin Gjestin, ai ishte vazhdimisht në qendër të vëmendjes për debatet, energjinë impulsive dhe momentet e papritura.

Publiku e kujton ende incidentin e bujshëm në natën e eliminimit, kur pas një provokimi te dera e daljes, Jozi e goditi me shpullë Gjestin, një moment që u bë viral dhe shkaktoi shumë diskutime.

Zërat e fundit thonë se kjo ekspresivitet, spontanitet dhe natyra e drejtpërdrejtë e tij mund të jenë pikërisht arsyeja pse produksioni po e konsideron për panelin e opinionistëve.

Nëse lajmi konfirmohet, rikthimi i Jozit në ekran në një rol kaq të rëndësishëm me siguri do të sjellë kënde të reja, analiza pa filtra dhe shumë diskutime në studio.

Tashmë mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse ky aludim do të bëhet zyrtar – dhe si do ta presë publiku këtë lëvizje të papritur të produksionit.

Nga Rubrika