Atdheu Xharavina mbetet padyshim një nga djemtë më të komentuar dhe më të pëlqyer që ka dalë ndonjëherë nga programi i dashurisë “Përputhen”.
Që në daljet e tij të para në ekran, ai spikati jo vetëm për karakterin, por edhe për pamjen e tij mjaft karakteristike: mjekrën e errët dhe flokët e kapura lart.
Por, duket se ish-konkurrenti ka vendosur të heqë dorë nga ai imazh klasik me të cilin ishim mësuar të gjithë!
Në disa pamje të publikuara së fundmi, Atdheu ka treguar një ndryshim mjaft të guximshëm në “look-un” e tij.
Siç shihet qartë në video, ai i ka rritur flokët ndjeshëm dhe ka ndryshuar stil, duke i krehur tërësisht mbrapa dhe duke i kapur në një bisht të gjatë të bërë gërshet.
Ky model i ri i jep atij një pamje krejtësisht tjetër, ndonëse mjekrën e tij të famshme vazhdon ta mbajë po njësoj të kuruar.
Transformimi i tij ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët janë surprizuar nga ky stil i ri i ish-konkurrentit.