Web Analytics
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
6 C
Pristina

Ju prezantojmë me Hana, opinionistja më e re mbi Big Brother Vip

Në studion e emisionit “E Diell”, është prezantuar një figurë e re televizive që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të ftuarve.

Bëhet fjalë për Hanën, e cila do të jetë opinionistja më e re në rubrikën “Trotuar” dhe do të komentojë mbi situatat e Big Brother VIP.

E veçanta e Hanës është se ajo nuk është një person real, por një krijim i Inteligjencës Artificiale.

Në nisje të videos, Hana prezanton veten drejtpërdrejt nga ekrani me fjalët:

“Pas të gjithë diskutimeve, ja ku jam me look-un tim të ri.

Si ju duket? Ju pëlqen? A e dalloni dot ku ndodhem? Ju kam ardhur në studio dhe mezi pres të njihem me secilin prej jush.

Për tani po ju lë me kaq

. Por do të shihemi së shpejti.

Mirupafshim.”

Moderatorja e prezantoi atë para panelit duke theksuar se ajo do të jetë pjesë e rubrikës “Trotuar”.

Reagimet e të ftuarve ishin të përziera; disa u shprehën se “u trembën”, ndërsa të tjerë e vlerësuan duke thënë se duket “shumë reale” dhe “shumë e dashur”.

Nga Rubrika