Juela parashikoj ndarjen e Brikenes dhe Mateos, Brikena ia bën 8me2

Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP 5”, Juela Nikolli, ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena” mbrëmjen e djeshme, ku ka ndarë mendimet e saj mbi marrëdhëniet me dy ish-konkurrentët e tjerë, Brikena Selmani dhe Mateo Borrin.

Gjatë bisedës, Juela theksoi se marrëdhënia e saj me Brikenën dhe Mateon është korrekte dhe civile, duke shprehur dëshirën për suksesin e tyre.

Megjithatë, ajo nuk ngurroi të bëjë një koment intriguese lidhur me ndarjen e tyre, duke sugjeruar se e kishte parashikuar këtë zhvillim.

Pjesë nga biseda:

Françeska: Si e sheh marrëdhënien mes teje, Brikenës dhe Mateos?

Juela: Mendoj se është një marrëdhënie korrekte. Si mendon ti, Brikena? Nga ana ime, gjithçka është në rregull.

Brikena: Unë e kam thënë se Big Brother ka përfunduar për mua, dhe i kam mbyllur të gjitha aty. Kam respekt për Juelën dhe i uroj të gjitha të mirat.

Juela: I uroj shumë suksese si Brikenës ashtu edhe Mateos, sinqerisht.

Mateo: Pas Big Brother, nuk kemi pasur ndonjë kontakt.

Nuk kemi ndonjë far shoqërie, por i uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që të ketë sukses në projektet e saj.

Juela: Për sa i përket marrëdhënies me Mateon dhe Brikenën, siç e kisha parashikuar, do të këndoj këngën ‘Gjërat kanë ndryshuar’.

Mateo: A e ke dedikuar këtë këngë për ne?

Brikena: Juela, nëse do ta ndezësh këngën tënde duke na përmendur emrat, bujrum!

Juela: Është kënga e Elvanës, jo e imja.

[[M1]]
[[M2]]

Nga Rubrika