Juliana Nura, e cila është në pritje të ëmbël të binjakëve përmes procedurës IVF, ka ndarë sot me ndjekësit e saj disa momente nga Cyrihu i Zvicrës, pak para se t’i nënshtrohej një kontrolli rutinë spitalor.
Përmes disa video-storyve në Instagram, Juli ka hapur zemrën duke reflektuar mbi lirinë e saj si femër dhe të ardhmen që po ndërton për fëmijët e saj.
E njohur për natyrën e saj pa komplekse dhe direkte, Juli u shpreh se ndihet mjaft me fat që gëzon pavarësi të plotë në çdo vendim të jetës. Ajo shtoi se ka lirinë të vendosë vetë pa i ndërhyrë kërkush, ndryshe nga realiteti i hidhur i shumë femrave të tjera që fatkeqësisht trajtohen si “pronë e mashkullit”.
Këtë frymë lirie dhe pavarësie, ajo tregoi se do t’ua trashëgojë edhe binjakëve që pritet të vijnë në jetë.
Përveç edukimit dhe mendësisë, Juli tregoi se po kujdeset maksimalisht për t’u siguruar fëmijëve të saj mundësitë më të mira jetësore dhe financiare. Ajo zbuloi se binjakët do të gëzojnë dy shtetësi, si dhe një vizë ekstra që do t’u mundësojë të jetojnë dhe arsimohen kudo në botë, duke pasur gjithmonë parasysh sakrificat dhe përkushtimin e saj si nënë.
Këtë vision për të ardhmen, ajo e lidhi drejtpërdrejt me përvojën e prindërve të saj, të cilët dikur emigruan drejt Finlandës për një jetë më të mirë. Juli theksoi se një prind i mirë mendon gjithmonë për të ardhmen e fëmijës së vet — ekzaktsisht ashtu siç bënë prindërit e saj kur braktisën Kosovën, një mision që sot ajo po e vazhdon me krenari e mirënjohje si nënë e ardhshme./Prive By Liberta Spahiu