Momente emocionale dhe rrëfime pa doreza kanë shoqëruar puntatën speciale ku studio e Top Albania Radio ka zbarkuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Në qendër të vëmendjes ishte Selin, e cila u vendos përballë pyetjes së drejtpërdrejtë të moderatorëve lidhur me ndjenjat e saj: A ka pëlqim për Gimbon?
Selin ka vendosur të jetë plotësisht e sinqertë, duke pranuar publikisht për herë të parë pëlqimin e saj për DJ-në.
“Me Gimbon, çfarë kam ndjerë, e kam shprehur. Përgjigja është po, unë e pëlqej Gimbon si djalë,” – deklaroi ajo.
Selin theksoi se kjo ndjenjë lindi pasi njohu më mirë karakterin e tij dhe vlerësoi qëndrimin korrekt që ai ka mbajtur ndaj saj.
Kështu, banorja i ka vënë pikat mbi “i” edhe për raportin me Mirin, duke lënë të kuptohet se me të ka vetëm respekt shoqëror, ndërsa romanca është e fokusuar diku tjetër.
“Nuk jam nga ato njerëz që kam frikë të shpreh ndjenjat,” – përfundoi Selin, duke konfirmuar kështu se zemra e saj brenda shtëpisë rreh për Gimbon.
