“Ka rënë loja e Mateos…” Brikena i drejtohet Rogertit: Jam vetëm në lojë

Mbrëmjen e djeshme, një bisedë e thellë mes Rogertit dhe Brikenës zbuloi tensionet e fshehura dhe ndjenjat e vërteta që ndodhin brenda shtëpisë.

Rogerti: Ka rënë loja e Mateos

Brikena: Jo nuk besoj

Rogerti: Loja jote është ngritur. Kjo pra është diferenca që duhet me e nda, a do luani bashkë si ortakë, të respektoni njëri-tjetrin dhe të vazhdoni betejat siç keni vazhduar, se jeni përfshirë në dinamikat e shtëpisë.

Brikena: Raporti im me Mateon nuk ka të bëjë me lojën

Rogerti: Ndikon moj motër

Brikena: Mund të ndikojë se ju e përmendi gjithë kohës, na sulmoni gjithë kohës. Por nuk ka të bëjë me lojën, janë dy gjëra të ndryshme. Unë këtu jam vetëm në lojë dhe e kam lojën time. Por raporti që kam me Mateon është një njohje që po zhvillohet, po e njoh si person, më pëlqen të rri me të. Këtu brenda unë nuk kam një person me fol, nuk kam.

Rogerti: Si nuk ke, ke Shëndritin, ke Mirin

Brikena: I vetmi person që flas lirshëm është Mateo

Rogerti: Kishe Juelën, nuk është e keqe

Brikena: Kisha, unë në asnjë moment nuk e kam sulmuar Juelën.

Nga Rubrika