Kadri Veseli feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli feston sot ditëlindjen.

Ai mbush 59 vjet, ndërsa në të njëjtën ditë ditëlindjen e ka edhe vajza e tij, Rrita.

Veseli, i cili ndodhet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, lindi më 31 maj 1967 në Mitrovicë.

Ai po mbahet në Hagë në kuadër të procesit gjyqësor ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku akuzohet për krime lufte.

Nga Rubrika