‘Kam nevoj për ty sonte natën….’, çka po vjen nga Selin dhe Gimbo?

Çifti i dashur i BBVA 5, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, kanë surprizuar ndjekësit me një video të fundit të publikuar në rrjetet sociale.

Në pamjet e shpërndara, çifti shihet në momente mjaft pozitive, duke kënduar dhe kërcyer nën ritmet e një prej hiteve më të njohura të shumë viteve më parë.

Ajo që ka rënë në sy është zgjedhja e këngës; dyshja ka vallëzuar nën ritmet e “DJ” të Rezarta Shkurtës, një projekt që vazhdon të mbetet i dashur për publikun.

“Keni pyetur për këtë… së shpejti”, ka qenë përshkrimi misterioz që Selini i ka vendosur videos, duke lënë hapësirë për aludime mbi një bashkëpunim të mundshëm profesional mes tyre.

Ndonëse detaje të tjera nuk ka zbuluar, reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm.

Seksioni i komenteve është pushtuar nga kërkesat e shumta, ku ndjekësit kërkojnë me ngulm që çifti të sjellë një version të ri (remake) të kësaj kënge.

Mbetet për t’u parë nëse ky postim ishte thjesht një moment argëtimi, apo duke pasur parasysh profesionin e Selinës si balerinë dhe Gimbo si DJ, ndoshta diçka e veçantë do vijë së shpejt nga çifti./Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika