Katerina e re në dashuri pas ndarjes me Arnoldin

Një kapitull i ri hapet për Katerinën, ndërsa drama me Arnoldin vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes!

Ish-çifti i njohur nga “Për’puthen” ka kaluar nëpër një periudhë të tensionuar, duke lënë pas një histori të komplikuar dashurie që ende nuk ka marrë fund.

Pas ndarjes së tyre, Arnoldi dhe Katerina duket se janë të ndarë më shumë se kurrë, sidomos pas një ngjarjeje të fundit që ka tronditur marrëdhënien e tyre.

Siç është raportuar, Arnoldi nuk udhëtoi drejt Greqisë për ta takuar Katerinën, një veprim që ka thelluar më tej tensionin mes tyre, duke e lënë vajzën pa një takim që nga lindja.

Ndërsa përplasjet mes tyre vazhdojnë, Katerina ka vendosur të kthejë një faqe të re në jetën e saj personale.

Burime të besueshme kanë zbuluar se ajo është në një njohje të re, duke lënë pas të kaluarën e saj të dhimbshme.

Madje, para disa ditësh, Katerina publikoi një video ku shfaqej krah një mashkulli misterioz, duke ngjallur kureshtje te ndjekësit e saj.

Identiteti i këtij mashkulli mbetet ende një mister, por një gjë është e sigurt: historia me Arnoldin vazhdon të prodhojë zhvillime të papritura që mbajnë të gjithë në pritje!

Nga Rubrika