Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Katy Perry është gati të ndajë me botën historinë e saj të vështirë me Russell Brand, një kapitull që ka lënë shenja të thella në jetën e saj.
Këngëtarja 42-vjeçare po shqyrton mundësinë e publikimit të një autobiografie dhe realizimit të një dokumentari, ku do të zbulojë detaje të panjohura nga martesa e saj 14-mujore me Brandin. Një burim i afërt me të ka thënë se periudha e tyre së bashku ishte jashtëzakonisht e errët dhe e dhimbshme për të.
Perry ka marrë disa oferta për të treguar historinë e saj, por ka vendosur të presë deri në përfundimin e procesit gjyqësor ndaj ish-bashkëshortit. Tani, ajo dhe ekipi i saj po shqyrtojnë mundësinë e një dokumentari në stilin e Netflix-it, si dhe një libër autobiografik që do të zbulojë më shumë rreth asaj kohe.
“Ajo ka shumë për të thënë dhe publiku nuk di shumë për atë martesë. Ishte një periudhë jashtëzakonisht e errët për të”, ka thënë burimi i përfshirë në këto diskutime, duke lënë të kuptohet se do të ketë shumë për të zbuluar.
Përfaqësuesit e këngëtares kanë kontaktuar me disa platforma të njohura të transmetimit, përfshirë Netflix dhe Hulu, por deri tani nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare të arritur.
Vëmendja ndaj martesës së tyre është rritur ndjeshëm pas vendimit të Gjykatës së Kurorës në Londër, ku Russell Brand u shpall fajtor për përdhunim dhe akuza të tjera të ngjashme. Ngjarjet për të cilat ai u dënua ndodhin në një periudhë që përfshin vitet 2004 deri në 2009, duke e bërë këtë një moment të rëndësishëm për të dy ata.
Emri i Katy Perry-t u përmend gjithashtu në dokumentet gjyqësore, ku një grua pretendoi se ajo mund të kishte qenë e pranishme në një incident të vitit 2009. Sidoqoftë, nuk ka prova që të vërtetojnë se ajo ishte aty dhe këngëtarja nuk është thirrur për të dëshmuar.
Katy dhe Russell u takuan në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit “Get Him to the Greek” dhe u martuan në vitin 2010 në një ceremoni tradicionale hindu në Indi. Megjithatë, vetëm 14 muaj më vonë, Brand i njoftoi se dëshironte të ndante rrugët, duke e bërë këtë një ndarje të papritur dhe të dhimbshme për Perry.
Pas ndarjes, Katy ka ndjekur një lidhje të gjatë me Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë. Aktualisht, ajo është në një lidhje me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Ndërkohë, ajo ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për dënimin e ish-bashkëshortit, por ka shprehur mendimin e saj për të në mënyrë të qartë.
Mbyllja e procesit gjyqësor duket se ka hapur rrugën për Katy-n që të flasë për atë kapitull të jetës së saj. Nëse autobiografia dhe dokumentari do të realizohen, do të mbetet për t’u parë nëse ajo do të zbulojë sekretet që ka mbajtur të fshehura për kaq shumë vite.