Tensionet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 kanë arritur një tjetër kulm, pasi një debat i ashpër ka shpërthyer mes Fjolla Morinës dhe Alba Pollozhanit.
Gjithçka nisi gjatë një bisede që shpejt u kthye në përballje direkte, ku Fjolla vuri në dyshim arsyen e pjesëmarrjes së Albës në këtë format.
Në një moment, ajo iu drejtua me tone të ashpra: “Për çka ke ardhur këtu, me dhez?”, deklaratë që nxiti reagimin e menjëhershëm të Albës.
Alba nuk hezitoi të përgjigjej, duke u shprehur hapur për motivin e saj në lojë: “Normal që kam ardhur për çmimin”.
Kjo përgjigje duket se nuk e bindi Fjollën, e cila vazhdoi me akuza të tjera, duke ironizuar qëndrimin e saj në shtëpi.
View this post on Instagram