Artistja braziliane Anitta, ka publikuar disa fragmente nga projekti i saj i ri, për publikun shqiptar, kjo u bë temë diskutimi, pasi kënga e saj e re i ngjan shumë hitit “Si Ai” të artistes Tayna.
Melodia, sipas publikut është pothuajse identike, kurse nuk ka ende informacione zyrtare për një bashkëpunim.
Disa mendojnë se mund të jetë përdorim i paautorizuar, ndërsa të tjerë besojnë se është ende në fazën e demos.
“Si Ai” është një nga sukseset më të mëdha të Taynës, duke treguar potencial ndërkombëtar ,tani pritet reagimi i menaxhmentit të Taynës ose një koment nga Anitta.
