E diel, 6 Korrik, 2025
23 C
Pristina

Kërcënim përmes telefonatës, Konjufca flet pas evakuimit nga Kuvendi!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Policia e Kosovës ka urdhëruar të bëhet evakuimi i të gjithë deputetëve dhe stafit të Kuvendit të Kosovës për shkaqe sigurie.

Nga ndërtesa e Kuvendit janë larguar dhe gazetarët.

Deputeti i LVV-së, Glauk Konjfuca, tha se autoritetet kompetente të sigurisë duhet ta vlerësojnë situatën.

“Kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu, të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi. Me sa di unë vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta”, tha ai para mediave.

Gjithashtu, Konjufca tha se pasi të vlerësohet situata, janë të gatshëm të kthehen në seancë.

Ndryshe, seanca konstituive ishte paraparë të fillonte në ora 11:00.

Nga Policia e Kosovës ende nuk është bërë ndonjë deklarim./Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika