Web Analytics

Kështu duket djaloshi që humbi 158 kilogram (Foto)

Botuar nga: InfoKosova

Djaloshi nga Portsmouth i Anglisë, më në fund ndjehet mirë, pasi humbi 158 kilogram.

Oliver Bales ishte lodhur me njerëzit që e ngacmonin për trashësinë e tij, e posaçërisht për barkun apo pjesën e mesit që kishte diametër deri në një metër e gjysmë.

Djaloshi që dikur peshonte 247 kilogram, humbi afro gjysmën e peshës me anë të dietave dhe ushtrimeve fizike, për vetëm dy vite.

Ndërrimi i mënyrës së jetës ka bërë që 24-vjeçari të jetë pjesë e ‘Slimming World’s Greatest Looser of 2016’, në të cilin konkurrojnë njerëzit që kanë arritur të heqin peshën e tepërt.

Ish-punëtori i stacionit të trenave, që peshonte sa një balenë e porsalindur, pritet të kurorëzohet si ‘më i holli i vitit’, një organizim i përvitshëm, që bëhet për të inspiruar njerëzit të bien në peshë.

Shiko Fotot:

Të FUNDIT