Web Analytics
E martë, 28 Maj, 2024
16.9 C
Pristina

Për herë të parë, Sara Hoxha tregon prejardhjen e emrit të vajzës, Poem Blu

E ftuar në “Kurthi i Piter Pan”, Klan Tv, Sara Hoxha ka folur edhe për vajzën e saj të vogël Poem Blu.

Sara u shpreh se si nënë, do ta mbështesë në çdo zgjedhje të saj kur të rritet.

Madje shtoi se Poem mund të ketë talent edhe këndimin meqënëse e ka në gen nga Ledri.

Sa i takon emrit të veçantë që ka zgjedhur për vajzën, Sara tregoi se emri Poem i është sugjeruar në Instagram dhe i ka pëlqyer shumë.

Ndërsa emri i dytë, Blu, është përzgjedhur nga kumbara e Poit.

Pjesë nga intervista:

Sara: Poem Blu do të bëhet çfarëdo ajo ka qejf të bëhet kur të rritet.

Nëse ka talent për të kënduar unë do e mbështes, e ka në gen, nëqoftëse e ka të trashëguar të shohim.

Por çfarëdo ajo të ketë qejf do e mbështes.

Alketa: Pse ja keni vënë vajzës emrin, Poem Blu sepse është një emër shumë i veçantë.

A ka ndonjë fëmijë në regjistrin e emrave që quhet Poem, a e keni bërë kontroll?

Sara: Jo, në fakt nuk e kam bërë.

Ka Poema shumë, por vetëm Poem pa “a” në fund s’e kam dëgjuar ndonjëherë.

Mua ma kanë sugjeruar në Instagram si emër më ka pëlqyer shumë, ndërsa Blu kumbara e Poit, ja ka vënë emrin e dytë.

Të fundit