Web Analytics

Këta janë deputetët që hëngrën grushta nga Hajdar Beqa

Botuar nga: InfoKosova

Në momentin kur eskaloi situata në Kuvendin e Kosovës, teksa janë përleshur opozita me pozitën, Hajdar Beqa i PDK-së nuk i ka kursyer grushtat ndaj Vetëvendosjes.

Beqa ka sulmuar Besnik Bislimin, Hekuran Muratin, Armend Mehaj, dhe Armend Mujën me grushta, derisa këta të fundit, i kanë dal në mbrojtje Kryeministrit Kurti.

Ndërkohë që, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte marrë fjalën në folësen e Kuvendit, nga opozita i kanë hedhur ujë shefit të ekzekutivit.

Teksa ishte në transmetim, janë parë të përfshihen në përleshje pozita me opozitë, shkruan Gazeta Insajderi.

Shiko videon:

Të FUNDIT