E diel, 11 Maj, 2025
7.6 C
Pristina

Kiara ka disa fjalë për Tean e cila e akuzoi për kërcënim

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Deklarata e ish-banores së “Big Brother VIP” Tea Trifoni ka ndezur rrjetin.

Ajo tha në “Më lër të flas” se Kiara e ka kërcënuar me jetë bashkë me burrin e tezes, i cili sipas saj punon në Ministri.

Për këtë çështje e pyetur pas finales së madhe për emisionin “E Diell”, Tea është përgjigjur: “Ta lëmë këtë për policinë, jo për TV. Vepër penale është…”

Lidhur me këtë akuzë foli edhe Kiara e cila ishte e ftuar pas saj në emision.

Ajo e mohoi me vendosmëri duke thënë se shumë personazhe gënjejnë për vëmendje.

“Nuk është e vërtetë. Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar”, deklaroi Kiara.

PROMO

Nga Rubrika