Kida ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Inati & Taka”, duke hyrë fuqishëm në sezonin veror me ritme që premtojnë të shoqërojnë publikun gjatë gjithë verës.
Artistja ka zgjedhur të bashkojë dy këngë në një projekt të vetëm, duke ofruar një kombinim interesant muzikor që vjen i shoqëruar me një videoklip modern dhe estetik, të realizuar me kujdes në çdo detaj.
Një nga elementet që ka tërhequr vëmendje në klip është paraqitja e dy emrave të njohur për publikun shqiptar, moderatorja Sara Kolami dhe influencuesja dhe modelja Aneta Beri.
Ndryshe koheve të fundit ne rrjet flitet për një lidhje dashurie mes kengetarit Yll Limani dhe Aneta Berit, por qe asnjeri nuk ka folur publikisht mbi kete qeshtje.
Prania e tyre i shton dinamizëm dhe elegancë projektit, duke krijuar një atmosferë të freskët dhe mjaft tërheqëse vizualisht.