Kim Kardashian, një nga figurat më të njohura të botës së showbiz-it, ka ndarë me publikun një rrëfim të sinqertë mbi jetën e saj pas ndarjes nga Kanye West, duke zbuluar sfidat dhe mësimet që ka nxjerrë nga kjo përvojë.
Në një episod të ri të podcast-it “Call Her Daddy”, Kim shprehu ndjenjat e saj për marrëdhënien me Kanye dhe ndikimin që ka pasur divorci në jetën e saj. Ajo theksoi se kujton vetëm momentet e mira, duke treguar se si ka arritur të përballojë pasojat e një ndarjeje të vështirë.
Divorci i çiftit u finalizua në nëntor 2022, pas një periudhe të gjatë tensioni që filloi me kërkesën e Kim për ndarje në fillim të vitit 2021. Ata ishin martuar në maj 2014 dhe kanë katër fëmijë së bashku, një faktor kyç që ka ndikuar në vendimet e saj pas ndarjes.
“Kur dikush kalon krizën e parë mendore, do ta ndihmosh,” tha ajo për Kanye-n, duke e përshkruar atë si një njeri të talentuar, por që nuk ishte i gatshëm të ndryshonte.
Kim shpjegoi se ndarja ishte e nevojshme për shëndetin e saj mendor. Ajo theksoi se ishte e vështirë të largohej, por ndjenja e përgjegjësisë për fëmijët e saj e detyroi të merrte këtë vendim. “Duhej ta shpëtoja veten për t’u bërë një nënë më e mirë,” tha ajo.
Ajo gjithashtu ndau një moment humoristik, duke treguar se North, vajza e saj 12-vjeçare, i thotë shpesh se duhet të rimartohet, duke e bërë Kim të qeshë me situatën. “Më thotë: ‘Mami, po bëhesh shumë e vjetër dhe askush s’do të durojë këtë,’” kujton ajo.
Pavarësisht vështirësive, Kim e përshkruan martesën e saj me Kanye si një periudhë të rëndësishme në jetën e saj, duke thënë se ajo nuk ishte një dështim. “Një marrëdhënie që zgjat mbi një dekadë dhe katër fëmijë të mrekullueshëm nuk mund të quhet dështim,” theksoi ajo.
Kim gjithashtu kujtoi momente të vështira me reperin, duke përfshirë sjelljet e tij të paparashikueshme dhe tensionet që ndodhnin në shtëpi. Ajo tregoi se ndonjëherë kthehej në shtëpi dhe gjetë makinat e tyre luksoze të zhdukur, pasi ai i kishte dhuruar miqve gjatë një episodi të vështirë.
Në përfundim, Kim po përgatitet për sezonin e ri të “The Kardashians” dhe një projekt të ri, duke shprehur se ka kaluar përmes vështirësive, por gjithashtu ka përjetuar momente të gëzueshme. Ajo e përshkroi sezonin e ri si një përvojë ndryshe, duke pritur që fansat të shohin një anë të re të saj.