Kjo është arsyeja pse u arrestua Erkand Shabani

Drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi”.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se arsye e ndalimit të tij është pasi ai dyshohet që ka kërcënuar një inspektor.

Ky zhvillim vjen disa muaj pasi këngëtari, Gjesti kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë “Onima”, stafit dhe bashkëpunëtorëve të saj, në konsultim me avokatët e tij.

Në një deklarim për media, këngëtari kishte thënë se kërkesa e tij lidhej vetëm me lirinë dhe mjetet financiare që pretendon se i takojnë.

“Kemi bërë kallëzim penal ndaj Onima.

Nuk po lypi kurgjo ma shumë e as ma pak, veç me qenë i lirë dhe parët e mia”, ishte shprehur ai.

Nga Rubrika