Vesa Haxhikadriu, mësuesja nga Kosova që po frymëzon mijëra ndjekës në TikTok me forcën dhe zemrën e saj të madhe.
Vesa Haxhikadriu, mësuesja e njohur nga Kosova, është shndërruar në një figurë shumë të dashur në rrjetin social TikTok, ku me pozitivitetin, energjinë familjare dhe mesazhet e saj motivuese po prek zemrat e mijëra ndjekësve.
Vesa është bërë simbol i qëndresës dhe dashurisë për jetën, pavarësisht dhimbjes që e ka ndjekur në heshtje.
Pas një historie të trisht, ku ajo ka humbur të birin në një moshë shumë të vogël, Vesa vazhdon të jetë frymëzim për të tjerët duke e kthyer dhimbjen në forcë.
Një moment tejet emocional është publikuar së fundmi në profilin e saj në TikTok, ku Vesa shihet gjatë një koncerti të artistit të njohur Armend Rexhepagiqi.
Teksa këndohej kënga prekëse “Veç edhe një herë”, Vesa nuk i ka mbajtur dot lotët, një shpërthim i ndjenjave që ka prekur edhe ndjekësit e saj.