Vitin e kaluar u përfol shumë për mundësinë që këngëtarja Diona Fona të bëhej pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.
Megjithatë, në fund ajo nuk pranoi të ishte pjesë e këtij reality show.
Tani, sipas informacionece, emri i saj është rikthyer sërish në bisedime për një pjesëmarrje të mundshme në edicionin e ardhshëm të programit. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar se ajo do të jetë pjesë e kastit.
Diona Fona vazhdon aktivitetin e saj në muzikë, ndërsa një pjesëmarrje në një format të tillë do ta vendoste sërish në qendër të vëmendjes publike.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse bisedimet do të përfundojnë me një marrëveshje./kosovarja
